Sot është 8 Dhjetori, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon dhe 28-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës,

banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Presidenti Meta përmes një statusi në Facebook shprehet se inkurajon dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët po protestojnë prej katër ditësh para Ministrisë së Arsimit kundër tarifave.


Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 8 Dhjetorin përmes një mesazhi në Instagram, ku thekson se 28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri.

“Në vitin 2009 Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 8 Dhjetor si ditën kombëtare të Rinisë, në kujtim të Lëvizjes së Dhjetorit 1990 që shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri” shprehet Rama.


Në kujtim të ditës së Rinisë, Presidenti Meta përmes një statusi në Facebook shprehet se Lëvizja Studentore 28 vite më parë frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Kreu i shtetit thotë se inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët. Kujtojmë që studentët po protestojnë prej katër ditësh para Ministrisë së Arsimit kundër tarifave.

“Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë,

Ditën e Lirisë, Ditën e Europës. Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike

për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri” shkruan Meta.