Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet dhe sot nga Prokuroria Speciale lidhur me aktakuzën për krime lufte.

Ditën e djeshme Thaçi u paraqit për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës teksa tha se ishte një seancë për sqarimin e çështjeve teknike dhe fillestare teksa prokurorët u interesuan për UÇK-në.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit z. Prosper dhe prokurorëve, çështjet sqaruese teknike dhe në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK, kështu që do të vazhdon nesër ‘’,ka deklaruar Thaçi pas intervistimit.

Thaçi ka mohuar akuzat që i ka ngritur Prokuroria Speciale, teksa ai si ish- drejtor politik i UÇK-së, Kadri Veseli si ish- kreu i SHISH dhe disa ish- luftëtarë akuzohen për rreth 100 vrasje gjatë luftës Kosovë- Serbi.