Gjykata do të vendosi ditën e sotme për fatin e dosjes se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike.

Por çfarë pritet të ndodh me dosjen “Tahiri”?

Kujtojmë se pak kohë më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.

Nga ana tjetër pala mbrojtëse me shumë mundësi do të kërkoj përsëri një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm.

Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash.