Dita e sotme pritet që të jetë mjaft e tensionuar dhe e mbushur me debate të forta në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Në rendin e ditës janë disa pika, por ajo që pritet që të sjellë më shumë debat lidhet me projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu.

Projektligji kërkon 84 vota, ndërsa do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë.

Projektligji do të jetë një provë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Mazhoranca do të tentojë të sigurojë votat e domosdoshme për miratimin e projektligjit, ndërsa PD dhe LSI do të shtrëngojnë radhët, për të mos pasur rrjedhje votash.

Mazhorancës i duhet që të sigurojë të paktën pesë vota në radhët e opozitës, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore.

Në seancën e sotme plenare do të mungojë kryetari i PD, Lulzim Basha pasi ndodhet në SHBA në një vizitë.

Rendi i ditës për seancën e sotme

Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”

Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”

Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”

Projektligji me SHBA për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për (PISCES)

Projektligji me Spanjën për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar

Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË HEKURUDHOR, 10 TË VDEKUR DHE 73 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërRESHJE REKORD NË JAPONI, RRETH 100 TË VDEKUR