Sot është dita në të cilën do të zbulohet lista me 30 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë”. Çmimi prestigjoz që do të jepet nga “France Football” do të dorëzohet në datën 3 dhjetor në Paris.

Gjatë ditës së sotme 8 tetorit deri në orën 19:30 revista franceze në grupe me nga 5 lojtarë do të zbulojë një e nga një lojtarët e nominuar.

Tashmë janë zbuluar 5 të parët që do të aspirojnë për “Topin e Artë” dhe ata janë : Gareth Bale, Karim Benzema, Alisson Beckëer, Sergio Aguero dhe Edinson Cavani.

Artikulli paraprakPD PREZANTON PLATFORMËN PËR “ÇLIRIMIN E ZGJEDHJEVE” NGA KRIMI
Artikulli tjetërDY ATLETËT VDESIN GJATË MARATONËS