Sot KQZ-ja do u japë mandatin tre kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së. Ata janë Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër, pasi pranuan të marrin mandatin duke dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.

Me tre emrat e rinj që do të marrin mandatin sot, numri i deputetëve shkon në 99 në parlamentin shqiptar.

Këto vota janë të mjaftueshme jo vetëm për miratimin e reformës zgjedhore (84 vota), por edhe për ndryshimin e Kushtetutës (94 vota) si dhe për zgjedhjen e presidentit që në raundin e parë, gjithnjë nëse Ilir Meta do të japë dorëheqjen sikundër ka paralajmëruar.

79 deputetë të maxhorancës

Tre nuk u dogjën që në fillim:

1. Lefter Koka

2. Myslim Murrizi

3. Rudina Hajdari

Janë betuar 14:

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Lefter Maliqi

6. Alban Zeneli

7. Ligoraq Karamelo

8. Majlinda Halilaj

9. Ediola Braha

10. Edlira Hyseni

11. Elda Hoti

12. Ralf Gjoni

13. Nimet Musaj

14. Enada Kociraj

Marrin mandatin sot

1. Amra Borava

2. Arben Elezi

3. Adriatik Alimadhi

Nismat që presin votat e opozitës së re

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektligj “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Projektligji për amnistinë.

Projektligji për shtetësinë.

Ndryshime në ligjin për ligj Nr. 95/2016 “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.