Sot në 13:30 do të zhvillohet mbledhja e parë e grupit të punës për KQZ-në.

Mësohet se do të miratohet vetem plani i veprimit, ndërsa nesër do të nisin seancat dëgjimore.

Kjo javë do të jetë vendimtare për formimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kandidatët do të kalojnë në sitën e grupit të punës, në të cilën do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i PD, Oerd Bylykbashi.

Të gjithë aplikuesit do të paraqesin para 6 anëtarëve të grupit të punës platformën e tyre për të fituar një vend në këtë institucion.

12 anëtarët e rinj të KQZ duhet të marrin 84 vota, në rast se nuk arrihet atëherë Kuvendi do t’i zgjedhë me short.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA TAKIM NJË ORË ME DREJTUESIT E PS NË QARQE, JA ÇFARË U DISKUTUA
Artikulli tjetër“NUK JAM I KËNAQUR AS ME VETEN TIME” RAMA FLET PAS TAKIMIT ME DREJTUESIT POLITIKË