Sot në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15. Në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura, kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve.

Me pas, në orën 13:00 do të vijohet me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve. Pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.

Agjenda e aktiviteteve:

10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.

10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR VRASJEN QË TRONDITI ISH-BLLOKUN, DORËZOHET NË POLICI ALEKS BOSHNJAKU
Artikulli tjetërRESHJE DHE ULJE TEMPERATURASH, ÇFARË PARASHIKOHET KËTË JAVË