Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar edhe për këtë vjeshtë. Projektligje të reja, por edhe ato që u kthyen mbrapsht nga presidenti Meta, pritet të jenë hapja e këtij sesioni të ri.

Dita e sotme do të jetë e ngjeshur për të dyja kampet politike. Në orën 09:00, kryeministri Edi Rama, pritet të mbledhë grupin parlamentar të PS, ndërsa edhe Basha do të mbledhë grupin parlamentar dhe aleatët në orën 10:00.

Socialistët pritet të formalizojnë edhe datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, që pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave. PD, pas finalizimit të bashkëpunimit zgjedhor me LSI-në, ka saktësuar se këto dy parti do të hyjnë së bashku në zgjedhje.

Seanca plenare pritet të nisë në orën 17:00, pasi të zhvillohet edhe konferenca e kryetarëve e thirrur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Parlamenti do të planifikojë sot programin dhe kalendarin 6-javor të punimeve, ndërsa me kuriozitet pritet edhe vendimi për ligjin e Teatrit Kombëtar, që mbeti pezull nga Meta në fund të muajit korrik.

Artikulli paraprakARRESTOHET HAJDUTI SHQIPTAR, I JASHTËLIGJSHËM DHE ME DIPLOMË MASTERI
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME TRITOL PRANË NJË LOKALI NË LAÇ (DETAJET E PARA)