Mëngjesin e kësaj të hëne nis viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar në të gjithë vendin. 480 mijë nxënës pritet të ulen sot në bankat e shkollës,

ndërkohë që nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë.

Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar: Ndalimin e celularëve dhe librat falas.

Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi në muajin gusht të këtij viti të ndalonte përdorimin e celularëve në të gjitha shkollat, ndërkohë që këtij urdhëri i ka paraprirë vendimi i qeverisë shqiptare për të shpërndarë librat falas.

Këto janë dy sfidat e para me të cilat do të përballen mësuesit dhe stafet e drejtorive arsimore nëpër rrethe.

Star Plus TV i uron te gjithe nxenesve një vit të mbarë shkollor.

Artikulli paraprakSHQIPTARI HUMB JETËN RRUGËS PËR NË SPITAL
Artikulli tjetërNIS PAGESA NË RRUGËN E KOMBIT, KONCESIONARI: PO PUNOJMË ME 10 SPORTELE, S’KA PATUR PROBLEME