Pasditen e sotme në orën 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve për edicionin e ri në Champions League. Shorti do të përbëhet nga 32 skuadra, 26 të kualifikuara gjatë sezonit të fundit dhe 6 të kualifikuar përmes fazës eliminatore.

Duke parë ndarjen e 32 ekipeve në 4 vazo pritet që të ketë përballje të forta. Për Realin e Madridit, Atléticon dhe Barçën, skenari më i keq i mundshëm do të ishte përballja në grupe me Dortmundin, Liverpoolin dhe Interin.

Edicioni i ri do të ketë disa risi, nga orari i ndeshjeve, që do të luhen në 19:00 dhe 21:00, por edhe fakti që sulmuesi portugez Ronaldo tashmë do të synojnë fitimin e Champions League me Juventusin pas largimit nga Reali i Madridit.

VAZO 1

Real Madrid

Atletico Madrid

Barcelona

Bayern Munich

Manchester City

Juventus

Paris Saint-Germain

Lokomotiv Moscow

VAZO 2

Borussia Dortmund

Porto

Manchester United

Shakhtar Donetsk

Benfica

Napoli

Tottenham

Roma

VAZO 3

Liverpool

Schalke

Lyon

Monaco

Ajax

CSKA Moscow

Valencia

PSV Eindhoven

VAZO 4

Viktoria Plzen

Club Brugge

Galatasaray

Young Boys

Inter Milan

Hoffenheim

Red Star Belgrade

AEK Athens

Artikulli paraprakINSTAT: 900 MIJË SHQIPTARË MBI 25 VJEÇ NUK DINË ASNJË GJUHË TË HUAJ
Artikulli tjetërFSHATI QË PO PËRPIQET TË NDALOJË TË GJITHA MACET