Sonte në orën 20:45 Shqipëria do të zbresë në fushë në Glasgow për të luajtur ndeshjen e dytë në grupin e parë të Ligës C përballë Skocisë.

Kuqezinjtë shkojnë në Skoci në gjendje optimale dhe me moralin lart, pasi mposhtën në ndeshjen e parë në Elbasan Izraelin 1-0 me një gol të Xhakës.

Në konferencën e fundit para ndeshjes, Panucci u shpreh se duan tre pikët e plota, ndërsa vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

Kemi ardhur për të kërkuar fitoren. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën.

Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Kemi respekt për Skocinë, por në do luajmë shanset tona. Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra.

Trajneri i përfaqësueses skoceze Alex McLeish thotë se Shqiprëia është një ekip i fortë, por objektivi i tij janë pikët e plota.

Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme dhe vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët dhe mundësinë e kemi.

Në ndeshjen e sotme tekniku italian Panucci pritet që të luajë me 5 mbrojtës. Mavraj, Veseli dhe Gjimshiti pritet që të rreshtohen në qendër, ndërsa nga krahët Binaku dhe Hysaj.

Në mesfushë Basha dhe Memushaj do të luajnë në qendër, ndërkohë që Xhaka me Hykën nga krahët. E ndërsa në Elbasan përballë Izraelit në sulm luajti Guri, në Skoci pritet që të zbresë në fushë nga minuta e parë Balaj. Në portë, Strakosha nuk diskutohet.

Liga e Kombeve/ Si mund të kualifikohet Shqipëria në Europian

Në këtë turne marrin pjesë 55 shtet të Evropës, ndërsa janë ndarë në katër Liga: A, B, C dhe D, ku secila prej tyre ka katër grupe me nga tre dhe katër skuadra.

Fituesja e çdo Lige do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë autmoatikisht në Kampionatin Evropian, finalet e këtij kompeticioni do të luhet në verën e vitit 2019, për të shpallur edhe fituesin.

Katër ekipet që i fitojnë grupet e tyre, do të kualifikohen për Final Four në qershor 2019. Formati do të jetë një ndeshje gjysmëfinale e ndjekur nga një finale, për secilën ligë dhe kështu fituesi i secilës ligë A, B, C dhe D fiton një vend në “EURO 2020”.

Nëse një kombëtare e ka siguruar kualifikimin përmes rrugës tradicionale, atëherë vendi i tij do t’i takojë ekipit tjetër të renditur më lart në ligën e tyre përkatëse. Po si mund të kualifikohet Shqipëria?

Fillimisht kuqezinjtë duhet të fitojnë grupin më pas duhet të fitojnë përballjet në gjysmëfinale dhe finale me rivalët në këtë Ligë.

Në Ligën C, ku bën pjesë Shqipëria, janë gjithashtu Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.’

Këto shtetet janë ndarë në këtë mënyrë: Estoni, Finland, Greqi dhe Hungari janë në grupin 2. Qipro, Bullgari, Norvegji dhe Slloveni në grupin 3, ndërsa Lituani, Mali i Zi, Serbi dhe Rumani kompletojnë këtë Ligë në grupin e katërt.

Në Ligën C do të ketë shumë derbe, ndërsa Shqipëria për të fituar një blitë në Evropian duhet të fitoj ndaj çdo kundërshtari që do të fitoj grupin e vetë.

Formai i këtij kompeticioni është i tillë: Ekipet e secilës ligë do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në shtëpi dhe në transfertë mes muajve shtator dhe nëntor.

Ekipet që përfundojnë në krye të grupit të vet përkatës promovohen një ligë më lartë, ndërsa ekipet që përfundojnë në fund të grupeve të tyre përkatëse do të bien një ligë më poshtë, përveç ato të nivelit më të ulët, pra Ligës D.