Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e fundit plenare për këtë sesion.Në 17 pikat e rendit të ditës, është rifutur sërish për votim projektligji i shumëdiskutuar për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili kërkon 3/5 e votave.

Ligji në fjalë shkurt njihet si ligji i Magjistraturës dhe është kontestuar shumë nga opozita, e cila e konsideron si një mashtrim, atë që mazhoranca e ka sjellë si zgjidhje e vakumit në sistemin e drejtësisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët me 20 korrik, tha se sistemi është në kolaps dhe propozimi nuk zgjidh asgjë.

Basha: Problemi është shumë më i thellë, problemi është që shtetit ligjor i kanë këputur të dyja duart dhe këmbët. Këta na thonë verini leokoplast, zgjidhet problemi me leokoplast.

Rendi i ditës

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.7.2018

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend

3. Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”

4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar””

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””

6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

7. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin

“Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, ratifikuar me ligjin nr. 86/2015”

8. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë,

për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” ratifikuar me ligjin nr. 89/2015””

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë,

dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit”

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit

“Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor”

11. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale”

12. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 3 konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale”

13. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”

14. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”

15. Projektrezolutë “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”

16. Për votim: – Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

-Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””

17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës