Ditën e sotme në orën 12:45 do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetares në Rinas. Zarife Hasanaj 32-vjeçe ndërroi jetë ditën e hënë pas një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.

Ndërkohë që nesër, ora 10-11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të ushtarakes së Forcave të Armatosura dhe në 11.45-12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën ushtarakes shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç në gjendje të rëndë dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Zarife Hasanaj humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura.

Artikulli paraprakSOT SAMITI I BRDO-BRIJUNIT, MARRIN PJESË ALEKSANDËR VUÇIÇ DHE MILORAD DODIK
Artikulli tjetërMeta del për vrap nga liqeni pak minuta para fillimit të Samtit: Gëzuar ditën e Europës (FOTO)