Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar me ironi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili në një dalje për mediat e cilësoi krejtësisht të gabuar dhe më të keqin për demokracinë e vendit dhe ndikimin tek negociatat hapin e hedhur nga opozita e bashkuar për vendimin e marrë për djegien e mandateve.

Përmes një postimi në rrjetin social Bardh Spahia shprehet se kryeministri ka nevojë të ndihmohet, pasi sot po bën sikur është viktima .

Sipas Spahisë, kryeministri shpluhrosi aktrimin e tij prej recitori, duke gënjyer para ndërkombëtarëvë, pasi sipas tij atë e gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjeçar të monizmit. “Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet.” shkruan Spahia.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

TE NDIHMOJME “VIKTIMEN” KRYEMINISTER

Doli u qa mbi gjysëm ore se sa shumë e sulmojnë dhe nuk e kuptojnë, opozita, media e qytetarë dhe kryeministri po vetësakrifikohet prej 6 vitesh duke i dëgjuar të gjithë!

Shpluhurosi recitimin që e aktron cdo herë kur ka hallin e karriges së vet, se opozita i nxin imazhin këtij njeriu “punëtor”, që pasi e mori pushtetin me vota të vjedhura, i futi edhe në parlament kriminelët që e ndihmuan, e vazhdoi të punojë sërish fort deri sa Shqipëria lakohet si “narkoshtet” edhe në mediat e huaja.

Këtë Edi Rama e bëri krejt vetë, pa ndihmën e opozitës. Pasi i mashtroi paturpësisht gjithë këto ditë ndërkombëtarët se opozita do ta nxjerrë me dhunë nga zyra, e protesta e sotme përvecse masive, ishte model, Edi Rama përdridhet e bën sikur nuk e sheh.

Vazhdon ta gënjejë mendja se vendet e opozitës në kuvend do I mbushë me të emëruar prej tij. E gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjecar të atit të tij shpirtëror: monizmin!

Por pluralizmi politik nuk është sot në vullnetin e Edi Ramës, ashtu sic nuk ka qenë në dhjetor ’90, kur piktori kishte luksin të ishte jashtë vendit, ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm.

Populli do jetë në shesh për ta ndihmuar “viktimën” kryeministër të reflektojë, por durimi edhe pse virtyt I të urtit përballë të marrit, e ka një fund. Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet.

Artikulli paraprakDORËHEQJA E OPOZITËS, RAMA: GATI PËR DIALOG, POR JO PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërISH-MINISTRI MANJANI: DEKLARATAT E RAMËS E KANË NJË TË MIRË