Ata që dhunojnë janë qeveria dhe kryeministri Rama bashkë me bandat e tij kriminale. Kështu u shpreh ish deputeti i PD Shkodër Bardh Spahia menjëherë pas protestës së opozitës tek KZAZ 3 në shkollën “Shejnaze Juka” ku u dogjën një pjesë e materialeve zgjedhore që ndodheshin brenda në një klasë të shkollës.

Opozita dhe qytetarët nuk do të ndalen deklaroi ish deputeti Spahia deri në largimin e kësaj qeveria dhe në asnjë mënyrë nuk mund të lejohet që të ketë zgjedhje farsë.

Opozita do të vijojë me protesta ndërsa protesta e radhës kombëtare do të jetë me 21 qershor në Tiranë ndërsa deri atëherë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë incidenti tjetër në Shkodër dhe qytete të tjera.

Artikulli paraprak“FOLK” DHE “TANGO ARGJENTINASE” VJEN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, PD THIRRJE POLICISË: LIRONI TË ARRESTUARIT