Menjëherë pas mbledhje së kryesisë së zgjeruar të PD Shkodër deputeti Bardh Spahia akuzoi qeverinë duke thënë se është e mbushur me skandale të pafundme.

Në shtator demokratët do të kenë një përballje të fortë tha deputeti Spahia deri në largimin e kësaj qeverie.

Arsyet për të protestuar janë të shumta.

Deputeti Spahia tha se çështja e bashkimit nuk është vetëm brenda radhëve të PD siç u tha në mbledhje por do kërkohet bashkimi me çdo qytetar shqiptar.

Sa i përket zgjedhjeve brenda radhëve të PD janë shtyrë për në shtator përfundoi deputeti Bardh Spahia për shkak të skandaleve të shumta sipas tij

në të cilat është përfshirë qeveria ndërsa tha se zgjedhjet brenda llojit nuk sjellin probleme brenda demokratëve por përkundrazi riorganizimi shërben pozitivisht.