Spahiu shpërthen ndaj Bashës: Pazar, theu besën, ka një orë afat

Nuk ka marrëveshjes mes PD dhe Kreshnik Spahiu të Aleancës Kuqezi për listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit. Kryetari i Aleancës Kuqezi deklaroi pas takimit me Bashën se kryetari i PD e kishte thyer besën e lidhur në çadër, ndërsa i ka dhënë një orë afat për reflektim. Kreshnik Spahiu paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshja me PD, që ai të futet në listat e kandidatëve për deputetë do të largohet nga politika. “Kemi qenë përballë një lufte tre mujore për rrëzimin e Edi Ramës. Marrëveshja u hoqi mundësinë partive të regjistroheshin në zgjedhje. Ne vendosëm mos të regjistrojmë partinë në KQZ në premtimin e Bashës se do të përfaqësoheshim në lista si kryetarë, ne do të grupoheshim në logon e PD për të maksimalizuar votat e opozitës. Që nga ajo ditë unë nuk i kam konsideruar si pazar listat e deputetëve, pasi kam qenë në garancinë e Bashës, pasi lidhi besën me kuqezinjtë për 90 ditë. Por edhe në besëlidhjen e Bashës se të gjithë do të përfaqësoheshim në listat e PD, se po vetësakrifikoheshim. Kam pasur një bisedë me Bashën dhe nuk kemi rënë dakord, disa parime unë nuk mund t’i tradhtoj dhe për një orë pretendimet e AK, Basha ti konsultojë me kryesinë. Po kalojmë një situatë të vështirë. Nëse nuk reflektohet do të jap dorëheqjen dhe do të tërhiqem nga politika” deklaroi ai.

Artikulli paraprak“ÇADRA NUK BËRI FAJ”. PROKURORIA PUSHON HETIMET
Artikulli tjetërGJYKATA:RAST FATKEQ.AKUZA KËRKON 6 MUAJ BURG, SHPALLET PA FAJ PEDIATRI