Ish-deputeti Edmond Spaho ishte në ambientet e gjykatës kur u dha vendimi për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Bashkë me të jashtë Gjykatës pati edhe ish-deputetë të tjerë, dhe banorë të zonës së Astirit që protestuan kundër arrestimit të Balliut dhe tre protestuesve të tjerë, dy ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se ky ishte një gjyq politik që u bë ndaj deputetit, kur në fakt Balliu, ashtu si edhe vetë Spaho, nuk janë më deputetë pas heqjes dorë në bllok bashkë me LSI-në dhe aleatët nga mandati i deputetit.

Po ashtu, Spaho tha se u arrestuan edhe 5 qytetarë të tjerë të Unazës së Re, kur në fakt bëhet fjalë për tre banorë protestues, që njëjtë si Balliu morën masën “detyrim paraqitje” duke lënë qelinë.

Spaho nuk la pas edhe akuzat e shumta politike ndaj Ramës, duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Në një moment, Spaho tha se një prej banorëve të zonës së Astirit që ka protestuar për muaj me radhë kundër projektit të Unazës së Madhe ka mbetur me këmbën e thyer nga dhuna policore sipas tij, gjatë protestës së dy ditëve më pare kur u mundua të pengohej kalimi i kryeministrit Rama pranë Fabrikës së Miellit dhe ku pati konfrontime të forta me policinë.

Artikulli paraprakLIROHET NGA QELIA KLEVIS BALLIU, GJYKATA VENDOS “DETYRIM PARAQITJE “
Artikulli tjetërBINDJA DEMOKRATIKE MERR PJESË NË ZGJEDHJE, KOLEGJI ZGJEDHOR RRËZON ANIKIMIMIN