Behar Dibra, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është një tjetër emër që aplikon për anëtar të SPAK.

Me Dibrën, shkon në 12 numri i prokurorëve që kandidojnë për në SPAK. Behar Dibra është prokurori që hetoi grupin kriminal që trafikonte përmes postës armë zjarri kallashnikov në Britaninë e Madhe.

Më herët kanë aplikuar prokurorët Arben Kraja, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Klodian Braho, Besnik Muçi, Anton Martini, Eneid Nakuçi, Edvin Kondili, Anton Martini, Eugen Beci dhe Dolorez Musabelliu.

Aplikimet janë dorëzuar pranë KLP-së. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do ketë në përbërje 15 anëtarë dhe pritet të ngrihet në fund të muajit qershor.