Një tren udhëtarësh doli nga shinat jashtë qytetit spanjoll të Barcelonës të martën, duke vrarë një person dhe duke lënë të paktën 44 të plagosur.

Aksidenti u shkaktua nga rrëshqitja e tokës pas orës lokale 06:00 të mëngjesit të së martës (20 nëntor), tha një zëdhënëse e kompanisë së trenave. Në tren ndodheshin 131 pasagjerë. Sipas Reuters, punëtorët e shpëtimit po përpiqen të lirojnë udhëtarët e bllokuar nën rrënoja.

Në veri të Spanjës ka pasur shira të forta ditët e fundit duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Në vitin 2013, 79 vetë vdiqën dhe rreth 140 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren që udhëtonte nga Madridi në veriperëndim të Spanjës doli jashtë shinave. Ky u regjistrua si aksidenti më i keq i trenave në Spanjë për dekada të tëra.

PUBLICITET