Një dokumentar i veçantë ka patur premierën e tij në qendren rinore Arka. Një orkestër italiane që luan muzikë shqiptare e quajtur “Spartiti për Scutari” Ka shfaqur dokumentarin me titull “E dashurojmë me zemër”. Maestro Bardh Jakova që drejton këtë orkestër tha se dokumentari tregon disa ture të kësaj orkestre në disa vende të ndryshme.

Marjan Lukani që drejton qendrën rinore Arka thotë se kjo qendër e ka mbështetur këtë orkestër.Gjatë dokumentarit u shfaqën edhe disa prej këngëve shkodrane të luajtura nga orchestra “Spartiti per Scutari”.Gjatë shfaqjes së dokumentarit morën pjesë disa personalitete të Shkodrës ndërkohë që në shtator të këtij viti dokumentari do të transmetohet edhe në Forli të Italisë.

PUBLICITET