Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit, Ilir Meta duke deklaruar se shumica është e vendosur për shkarkimin, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias.
Ministrja Spiropali tha se Komisioni i Venecias ishte shumë i qartë në atë se çfarë deklaroi duke konstatuar kapërcimet dhe shkeljet e kreut të shtetit Ilir Meta për zgjedhjet vendore.