Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi deputet i PD-së, Tritan Shehu i është rikthyer analizës së personelit mjekësor shqiptar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu shkruan se personeli mjekësor është krejt e kundërta me propagandën e Ramës, dhe pagesa e tyre mund të krahasohet vetëm me atë të vendeve afrikane. Shehu thekson se sistemi ynë shëndetësor është me të njëjtën varfëri si Afrika Qendrore.

Postimi i plotë

E verteta e hidhur per personelin mjekesor shqiptar, eshte jo vetem krejt e kunderta me propaganden e Rames, por dhe pa perspektive.

Mjeket dhe personeli i yne shendetesor jane me te nen paguarit ne Rajon, Europe, si dhe nen nivelin e shumices se vendeve Afrikane.

Ndersa Kosova qe prej pak ditesh ka vendosur kete nivel pagash neto per sistemin e saj shendetesor:

Mjek familjeje e specialist 1195 Euro; te ne eshte reth 50000 leke te reja.
Mjek ne specializim 872 E; te ne eshte 40000 L, kur paguhen.
Mjek i pergjithshem 836 E; te ne eshte reth 47000 L.
Infermier nga 537 ne 612 E; te ne eshte reth 40000 L.

Nderkaq sistemi i yne shendetesor, qe eshte ne nje varferi Afrikano Qendrore, vazhdon te keq perdore fonde te medha per disa PPP jo rentabel, te pa nevojeshme e korruptive, si dhe per nje “loje” pa perspektive “patronazhi” te tipit komunist.

Deri me sot, mbas deshtimit te “Shendetesise falas”, Rilindja nuk ka prezantuar asnje politike apo ide financimi e menaxhimi te sistemit tone shendetesor.

PUBLICITET