Aparatura e mamografise ne Lezhe qendron ne magazine pasi nuk funksionon.Aparatura u dhurua me nje defekt teknik, defekt i seciles kushton rreth 20 mije euro.

Grate dhe vajzat ne zonen e Lezhes jane te detyruara qe kete sherbim ne mungese ta marrin ne Tirane ose Shkoder.

Pacientet jane ne pritje prej me shume se nje viti, ndersa ka nga ato gra qe nuk kane informacione sa i takon, diagnostifikimit qe kryen kjo aparature dhe kontrolli qe duhet te bejne.

Star plus u interesua prane Spitalit Rajonal te Lezhes. Drejtuesi i ketij institucioni Leon Kaza thote se problemi do te zgjidhet nga Ministria e Shendetesise pasi aparatura ka shfaqur defekt qe ne momentin kur ajo i eshte dhuruar spitalit.

Per momentin eshte mamografi ae levizshme si zgjidhja e vetme, por kjo vetem gjate muajit Tetor, qe eshte edhe muaji sensibilizues kunder kancerit te gjirit.

Ky sherbim do te mungoje deri sa te gjendet nje zgjidhje apo te blihet nje aparature mamografie e re.