9 punonjës të spitalit rajonal të Shkodrës, mes të cilëve dy ish-drejtues kanë përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg”. 7 prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri një auditim në spitalin e Shkodrës duke vënë re shkelje sipas tyre tek reparti i hemodimanikës apo kardiologjinë duke bërë që prokuroria të nisë hetimet.

Pas dy muajsh nga këto hetime njofton prokuroria e Shkodrës është arrestuar ish drejtori Përparim Çela ndërsa është shpallur në kërkim ish drejtorja dhe mjekia Dhurata Uruçi.

Po ashtu është arrestuar shefi i koreonarografisë Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaçulini, infermieri i hemodinamikës Renato Kepi, është shpallur në kërkim mjeku Edmir Smajli ndërsa janë arrestuar shtetasit Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj, punonjës në spitalin e Shkodrës.

Momentalisht të arrestuarit dhe shpallurit në kërkim janë pezulluar nga detyra. Sipas prokurorisë këta shtetas në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës.

Organi i akuzës bën me dije se këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale të kardikirurgjisë jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shume ndërhyrje sa stenda, e material të tjera që ka blerë. Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje.

Ndërsa në magazinë kanë qenë nga 2016-ta 397 stenda, në 2017-ën spitali ka lidhur edhe 6 kontrata të tjera për blerje të njëjta prej 700 stendash me një vlerë prej 23 milion lekësh duke mos marrë parasysh gjendjen e stokut, afatin e skadencës, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën e spitalit të Shkodrës duke bërë kontratat përkatëse. Prokuroria vijon më tej duke thënë se shtetasit Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri,

Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit, rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës

në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017 ndaj edhe për këtë arsye ndaj këtyre 9 shtetasve janë lëshuar flet-arrestet ku 7 janë arrestuar dhe dy në kërkim.