Drejtuesit e spitalit Puke kanë shprehur nevojën e tyre për mjekë specialistë si kardiolog, endokrinolog, okulist dhe nefrolog përmes shkresave të dorëzuara Spitalit Rajonal Shkodër për zgjidhjen e kësaj problematike.

Eshtë kryetarja e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve në Shkodër Gjina Ndoj e cila ka shprehur ketë shqetsim për anëtarët e shoqatës së saj, të cilët nuk po marrin shërbim mjekësor në mungesë të këtyre specialisteve .

Nga ana tjetër kryetarja Ndoj shpreh ankesa dhe për spitalin Rajonal Shkodër.

Gjina Ndoj bën thirrje që të merrën masa për një shërbim shëndetsor sa më korrekt ndaj këtyre personave .

Lidhur me shkresat e derguara nga spitali i Pukës , në spitalin e Shkodrës nuk ka asnjë reagim për ti dhenë zgjidhje kësaj problematike shqetësuese për të gjithë banorët e zonës Pukë.