Të gjithë të apasionuarit pas sporteve ekstreme, në “Ranën e Hedhun në Shëngjin u improvizua me mjete rrethanore rrëshqitjen prej 50 metrash. Adrenalina ishte në maksimum, ndërsa ky vend do te jetë një atraskion më vete. Turistë të ndryshëm dhe pushuesit kanë mundur të kenë disa ditë ndryshe argëtimi në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Kureshtar për ta provuar këtë lloj sporti shumë të rinjt, por edhe grupmosha të tjera, bënë rrëshqitjen e çmendur nga një lartësi rreth 50 metra nga maja duke përfunduar në det.

Organizmi i këtij lloj sporti u bë për të promovuar turizmin e zonës për të gjithë të aposionuarit pas sportit ekstrem që provuan të rrëshqasin në një distancë prej rrethë 50 metrash, duke përfundur më pas në det. Specialisti i Sportit në Bashkinë Lezhe, Altin Pergjergji, bashkëpunetorë në realizimin e kësaj ideje thotë se synimi është për tu dhënë turistëve e pushuesve diçka ndryshe në Shengjin.

Ky lloj sporti, i cili po zhvillohet prej disa ditësh zgjoi interesin e qindra pushuesve ne zonën turistike të Shëngjinit.