Vetëm katër ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas dhjetëra e qindra premtimesh për punësim,ekonomi,infrastrukturë apo edhe një jetë sociale më të sigurtë ende nuk kemi dëgjuar asnjë premtim për zhvillimin e sportit në vendin tonë.

Fushatat dhe kandidatët e partive në mbarë Shqipërinë por veçanërisht në Shkodër ku sporti dhe sukseset në të janë maksimale ende nuk kanë dhënë një premtim për sportin.Asnjë kandidat i cilësdo parti nuk ka paraqitur një plan për zhvillimin e sportit në Shkodër apo edhe më gjerë.

Sporti një fushë e cila i ka dhuruar Shkodrës për gjatë gjithë historisë së saj suksese të panumërta është lënë në harresë nga politika.Askush nuk kujtohet që të parqesë plane për ndërtime fushash,palestrash apo kompleksesh sportive ku të gjitha sipërmarrjet në këtë pjesë janë private.Mungojnë platformat për zhvillimin e një sporti sa më cilësor dhe profesionit duke mos e lënë gjithçka në dorë të pasionit të sportistëve,trajnerëve apo edhe donatorëve dashamirës.

Si çdo fushtatë e viteve të kaluara duket se edhe kësaj rradhe sporti do jetë në plan të dytë të politikës e cila këtë pjesë ka qejf ta shfrytëzojë vetëm për reklama elektorale apo për shfaqjen e figurave të njohura sportive nepër mitingjet e tyre.

Artikulli paraprakIFTARI TRADICIONAL I BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetër“LOJRAT VERORE”, TË GJITHË ZGJEDHIN DON BOSKON