Kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i kampionatit shqiptar dhe gara sa vjen e bëhet më e nxehtë. Sot luhen ndeshje që mund të vendosin fatet e sezonit.

Kastrioti-Partizani, Laçi-Skënderbeu, Tirana-Kukësi dhe Flamurtari-Luftëtari janë sfidat e programuara, për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

Në orën 16:00 në Fushë Krujë do të ndeshen të parët e “klasës” me të fundit. Kastrioti gjendet në vendin e fundit me 30 pikë, 6 më pak se Tirana, e cila do të luajë ndaj Kukësit sot gjithashtu. Një fitore do t’i largonte përkohësisht nga zona e ftohtë krutanët.

Nga ana tjetër Partizani e sheh si mundësi për të thelluar diferencën prej 12 pikësh me Kukësin. Objektivi kryesor i “demave” është titulli kampion, që mungon që prej vitit të largët 1993. Gjithsesi pritet të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja palët.

Në të njëjtën orë do të luhet Laci-Skëndërbeu, diferenca mes të cilave është vetëm 2 pikë. Miqtë do të synojnë vendin e 3, që mbahet nga Flamurtari. Java do të mbyllet me 2 super ndeshje, Flamurtari-Luftëtari, Tirana- Kukësi, në orën 19:00. Ndëra Teuta fiton në tavolinë 3-0 sfidën me Kamzën pasi këta të fundit janë përjashtuar nga kampionati për dhunë ndaj arbitrave.

Numërimi mbrapsht ka filluar.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT ME MBROJTJE TË DOBËT NGA KRIMI KIBERNETIK
Artikulli tjetërMESAZHI I PASHKËVE PËR POLITIKËN: NUK DUAM ‘VETËVRASJEN’ E KOMBIT