Ka zgjatur plot tre ore operacioni i rojës mjedisore te administratës se zonave te mbrojtura. Ai ra nga lartesite e nje shkembi 2 dite me pare , teksa ishte ne krye te detyrës ne parkun kombëtar te Thethit.

Pasi vuajti per tu transportuar drejt kryeqyetit per shume ore me rradhe , u realizua nderhyrja kirurgjikale nga stafi i spitalit ushtarak. Ndersa vetem diten e enjte mjeket dhane garanci se gjendja e tij eshte e stabilizuar dhe kemba e demtuar me terapi dhe kohe do rikthehet serisht si me pare.

Ndersa rangersi Pellumb Guri pervec familjareve dhe te afermve ka patur gjate gjithe kohes pranine dhe mbështetjen e kolegeve , te cilët ashtu sic nuk e lane vetëm ne humnerat dhe shkembijte e alpeve, duke luftuar bashke me te per mbijetese, ashtu i qëndruan mbi koke deri ne momentin e daljes nga salla e operacionit. Pellumb Guri i u rrezua ne parkun kombetar te Thethit ne nje humnere rreth 20 metër. Gjate rrëzimit i ka rene edhe një masiv gurësh duke e dëmtuar ne pjese te ndryshme te trupit dhe ne koke.

E megjithatë pas ndërhyrjes mund te thuhet se cdo rrezik është i tejkaluar. Roja mjedisore do qëndroje dhe disa dite ne soitalin ushtarak ne tirane ne nen kujdesin e bluzave te bardha, e me pas do i bashkohet kolegeve ne te tjera beteja ne mbrojtje te mjedisit dhe natyrës.

Artikulli paraprakSHKODER, BUSTI I NËNË TEREZËS MBUSHET ME LULE
Artikulli tjetërKLODIANA VATA MERR ÇMIM TË PARË NË LYON