Salla pritje të zbrazura, te gjitha pjesët e brendshme e të jashtme të amortizuara. Dikur kjo godinë ishte destinacioni I parë dhe I fundit I udhetarëve. Këto të fundit gjenin rehati të ulur në stola të cilët sot kushedi ku kanë përfunduar.

Nje godinë kaq e madhe e cila sot është e rrethuar nga myku dhe pluhuri dikur ofronte per udhetarët mensë bar kafe duke marrë parasysh ushetimet e gjata që përshkonte qytetari në mënyre që këtij të fundit mos ti mungojë asgjë.

Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, vajtje- ardhjet e zhurmshme të qindra udhetarëve , kanë mbetur vetëm kujtime të së kaluarës.

Ndërkohë punjonjësit e “Stacionit Hekurudhor Shkodër” kërkojnë nga qeveria investime.

Është për të ardhur keq sesi në këtë godinë të ndërtuar që nga koha e mbretit Zog nuk është kryer anjëherë ndërhyrje.