BANORËT: SHTËPITË TË MOS NA PRISHEN PËR PARKING. Ardhja e INUK në banesat e tyre i ka trazuar jo pak gjakrat, duke bërë që banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” në Shkodër, apo siç njihet ndryshe tek stadiumi “Loro Boriçi”, të dalin në protestën e dytë brenda pak ditësh.

Ato kundërshtojnë propozimin për shembjen e shtëpive të tyre, me qëllim ndërtimin e parkingut të ri përreth stadiumit. Me kërkesa të drejtëpërdrejta për kryeministrin Edi Rama, banorët apelojnë të rrespektohet mendimi i tyre, pasi në të kundërt qeveria do të përballet me protesta të fuqishme.150 banorët e përfshirë në këtë protestë nuk janë kundër rikonstruksionit të stadiumit, por kërkojnë që projekti të mos i dëmtojë shtëpitë, kur ka hapësira të tjera përreth këtij impjanti sportiv.Rreth 30 shtëpi banimi, mes të cilave edhe banesa mbi 100 vjeçare me dokumenta të rregullta, që rrezikojnë prishjen. Vlera e kompensimit për truallin është 8300 lekë për metër/katror dhe 10.000 për godinë. Këto shuma janë edhe një nga shqetësimet kryesore të banorëve, pasi mund i një jetë zhvlerësohet dhe ato para nuk u mundësojnë sigurimin e një tjetër banese.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/52iJB31AMMY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]