Teknologjia ka arritur kulmin dhe kjo duket edhe në ndërtimin e stadiumeve. Një i veçantë ka përfunduar së ndërtuari edhe në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka tërhequr vemendjen e të gjithë botës.

 

Më shumë se për kapacitetin e tij, ai është i njohur për arkitekturën në formë një shumëkëndëshi, me çatinë që hapet në mënyrë perfekte duke e bërë ndër stadiumet më të veçantë në botë.

 

Bëhet me dije se ky stadium ka kushtuar hiç më pak se plot 1.5 milionë dollarë. Stadiumi quhet “Mercedes Benz” dhe në të luan skuadra e futbollit amerikan Atlanta Falkons dhe Atlanta United për futbollin e vjetër.