KRYEMINISTRI RAMA: KY NJË LAJM SHUMË I MIRË PËR VENDIN. Vlerësimi nga një ekonomi e qëndrueshme në atë pozitive, i raporit të agjensisë “Standard & Poor’s” ditën e djeshme, është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shefi i qeverisë, shpreh vlerësimin e tij, që pas kalimit të ekonomisë nga negative në të qëndrueshme, tashmë vendi ynë mund t’i gëzohet faktit që ka marrë vlerësimin e një ekonomie të qëndrueshme.”Një lajm shumë i mirë miq! Pasi e kaluam ekonominë nga negative në të qëndrueshme, vlerësimi i ri i Standard&Poor për Shqipërinë: Nga B ne B+” shkruan RamaNje lajm shume i mire miq! Pasi e kaluam ekonomine nga negative ne te qendrueshme,vleresimi i ri i Standard&Poor per Shqiperine:Nga B ne B+. Nje dite me pare Standard & Poor’s bëri publik raportin ku shtoi vlerësimin për ekonominë shqiptare, nga B (e qëndrueshme) në B+ (pozitive). Sipas S & P, deri në vitin 2017, Shqipëria do ta ketë ulur deficitin buxhetor në nivelin 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, nga 6.3% që është planifikuar për sivjet. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/DlVGQ9jGVHA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]