Kur menduan për të nisur një jetë të re , përmbytja e ditëve i ka kthyer dëshpërimin banorëve të fshatit Shirq në njësinë administrative të Dajcit. Star Plus ishte i vetmi televizion qe hyri në këtë fshat për të parë nga afër gjendjen në të cilën jetojnë këto familje.

Janë 12 shtëpi që uji i ka izoluar ndërsa banorët po kalojnë orët e tmerrit. Uji ka arritur deri në 1 metër , në disa banesa uji ka depërtuar në brendësi e disa të tjera janë në rrezik përmbytje.

Disa shtëpi janë kthyer në të pabanueshme për shkak të amortizimit gjatë këtyre viteve pasi uji ka qëndruar me ditë të tëra.

Në këtë fshat janë dëmtuar të gjitha të mbjellat e stinës e po ashtu ushqimi për bagëtitë.Banorët thonë se po kalojnë orë tmerri sidomos gjatë natës, ndërsa thonë se në këtë zonë nuk ka ardhur askush për ti parë

Tërheqja e ujit do të nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme që janë bërë në këtë zonë.Banorët shpresat e vetme i kanë tek moti i favorshëm ditët e ardhshme.