Prej 4 vitesh një familje në lagjen “Tre heronjtë” vuante prezencën e ujërave të zeza në oborrin e banesës. Shkak ishte bërë pamundësia e futjes së makinerive të ujësjellësit nga pengesa e telave elektrik.

U desh ndërhyrja e Star Plus ku pas një komunikimi me ndërmarrjen e OSHEE u bë e mundur që kabllot elektrik të ngriten më lart duke lejuar vazhdimin e punës nga ujësjellësi dhe pastrimin nga ujerat e zeza.