Emisioni sportiv “Star Sport” ka hapur siparin në sezonin e tij të dytë në ekranin e “Star Plus”.

Me një studio krejtësisht të re dhe teknologjinë më të fundit tashmë shkodranët çdo të hënë do kenë mundësi që të dëgjojnë mbi zhvillimet, arritjet por edhe problemet që lidhen me sportin. Nën drejtimin e gazetarit Pirro Ruvina në natën e parë të ftuar ishin figura të njohura, gazetari dhe komentatori Ismet Bellova, specialisti i gjykimit Mhill Shkëmbi, gazetari Ramadan Bigza, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares Hysen Zmijani si dhe futbollistja e Juban Danja Marsela Ndoci. Diskutimet kryesisht për Vllazninë ishin të shumta duke nisur nga mbështetja që duhet të japin tifozët e deri tek drejtimi politik i Vllaznisë.

 

NË “STAR SPORT” U DISKUTUA SITUATA JO E MIRË E VLLAZNISË

12 blerjet e Vllaznisë gazetari Bigza i quan anomali ndërsa specialist Shkëmbi kërkon që të ndërhyhet me çdo kusht që ndeshjet për Vllazninë të zhvillohen në Shkodër.

Futbollistja Marsela Ndoci ndër të tjera foli edhe për 10-vjetorin e Juban Danja.

“Star Sport” do t’ju shoqërojë çdo të hënë në ora 21:00 në ekranin e “Star Plus” teksa do të diskutohet mbi problematikat e ndryshme ku të ftuar do jenë figurat e shquara jo vetëm të sportit shkodran por edhe atij shqiptar.

Artikulli paraprakISMET BELLOVA: “STAR SPORT” MË LA MBRESA NË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA: NUK DO KETË AMNISTI, TË DEKLAROHET MALLI