KËRKOHET PROMOVIMI I TË RINJËVE, ÇIKLIZMIT I PREMTOHET MBËSHTETJE. E hëna sportive në televizion Star Plus, ka sjellë diskutime të shumta për Vllazninë. Star Sport i ka kushtuar një vemendje të veçantë ekipit shkodranë për të kuptuar më mirë situatën sipas trajnerit Luan Zmijani.

Ky i fundit ka qenë i ftuar duke dhënë kështu për të gjithë shikuesit mendimin e tij duke arritur në një konkluzion që do të kërkohet vazhdimisht në gjithë këto takime një aktivizim sa më i madh i lojtarëve të rinj. Ndërsa opinionisti Apollon Haxhi thekson se skuadra duhet të punojë me përkushtim për të arritur aty ku duhet. Në pjesën e dytë, “Star Sport” është ndalur tek sporti i çiklizmit, ku është zhvilluar kupa e Muriqëve e fitues u shpall ekipi i Vllaznisë. I ftuar në studio ka qenë presidenti i ekipit Leonard Kola që pas shumë diskutimeve e suksesve e pranon që vështirësitë financiare janë shumë të mëdha. Ndërsa nga ana e tjetër, inspektori pranë klubit shumë sportësh Vllaznia, Kujtim Shaba premtoi se do të ketë dyfishim të buxhetit në qoftëse ky ekip do të vazhdojë me suksese. Ndërkohë vlen të theksohet se Star Sport i ka kushtuar një vemendje të madhe sportit të çiklizmit duke pasqyruar me detaje qoftë kupën e Muriqëve por edhe vështirësitë që janë të pranishme në këtë sport.