Sulejman Starova ka folur për gjendjen e kombëtares shqiptare. Ai është shprehur se kombëtarja shqiptare nuk po kalon një moment të mirë.

Gjithashtu Starova nuk ka lënë pa thumbuar edhe Panuçin. “ Nuk e kuptoj sesi trajneri i Shqipërisë nuk ka një shtëpi në Tiranë, apo Korçë. Me duket se është trajner “part-time” këtu.

Nuk ka shanse që Panuçi të thotë kam lënë Bulkun këtu të shoh kampionatin. Ervini ka mendjen e vet. Ka shumë elemente nga futbolli këtu që do i bënin mirë Kombëtares.

Atij nuk i kushtonte asgjë që të ndjekë kampionatin, duhet të rrijë me tepër këtu se në Itali, pse nuk realizohet?” , u shpreh Starova.