Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018” nis me ndeshjen midis Rusisë mikepritese dhe Arabisë Saudite në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Tridhjete e dy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive të cilat do të zhvillojnë 64 ndeshje gjatë 32 ditëve të ardhshme duke përcjellë emocione nga më të mëdhatë për të gjithë tifozët e skuadrave konkuruese.

Ndeshjet e këtij kampionati do të mbahen në 12 stadiume e 11 qytete të Rusisë mikpritëse.

Ngjarja natyrisht që do të tërheqë miliona tifozë në Rusi dhe një audiencë të madhe televizive në mbarë globin ku përafërsisht përllogaritet të jenë mbi tre miliardë shikuesish në të gjithë botën.

32 skuadrat pjesëmarrëse natyrisht që do të dhurojnë emocione të mëdha por nuk do mbetet vetëm me kaq pasi edhe risitë apo ngjarjet e veçanta nuk do të mungojnë.

Fituese e Kupës së Botës e vitit 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën ndërkohë në këtë kampionat startin e saj e nis pikërisht kombëtarja e Rusisë ku pret në shtëpinë e saj Arabin Saudite.