Zemërimi ndaj sulmuesit të ri të Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka kapur kulmin.

Statuja e 38-vjeçarit, ndërtuar në Mamo është shembur në tokë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi sot, me orën lokale që shënonte 3:30 e mëngjesit. Në zonën e fytyrës së sulmuesit ishte hedhur një flamur suedez, ndërkohë që këmba e majtë e statujës kishte mbetur në bazamentin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që statuja e Ibrahimovic në Malmo të sulmohet nga huliganët. Struktura prej bronzi 3.5 metra u spërkat me bojë, iu vendos zjarri dhe u shënuan shumë mesazhe. Ndërkaq, gjithashtu është sulmuar edhe shtëpia e Ibrahimovic në Stokholm, ku është shkruar “Judas” (tradhëtar) pikturuar në derën e përparme.

Ibrahimovic, bëri debutimin e tij profesional për Malmo 20 vjet më parë, por blerja e aksioneve të klubit të Hammarby nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit të parë në karrierë të Ibrahimovic.