Statuti i ri i Partisë Demokratike që iu propozua Këshillit Kombëtar nuk ka në përbërje të tij pikat ku parshikohet dorëheqja apo shkarkimi i krytetarit nëse humb zgjedhjet.

Neni 51 që trajton kryetarin e Partisë i draft-statutit është pothuajse i ngjashëm me atë të statutit të vjetër. Grupi i punës për hartimin e statuti tha se kjo pikë nuk u përfshi në statut pasi kreu I PD zgjidhet me parimin nje anetare nje vote dhe anëtaresia mund të votojë kundës kryetarit.

Një arsye tjetër përse kjo pikë nuk u vu në statut është se në Shqipëri ende nuk është konsoliduar një proces zgjedhor i drejtë dhe rrziku i manipulimit është i lartë.

Përfshirja e kësaj pike mund të ndikojë gjithashtu në fushatat zgjedhore pasi kundërshtarët e kryetarit mund të sabotojnë zgjedhjet për të kërkuar largimin e tij

Pjesa tjetër e statutit ka marrë dakordësinë edhe të grupit të kritikëve të Lulzim Bashës, për sa i përket ideologjisë së partisë, sistemit të karrierës dhe vetingut të kandidatëve.

Gjithashtu anëtarësia ka më shumë kompetenca për të përcaktuar kandidatët për bashki dhe parlament.

Partia Dmeokratike në statutin e ri heq dorë nga ndryshimet që u bënë në shtatorin e vitit 2014 dhe i rikthehet strukturës që la ish lideri Sali Berisha me një kryesi, Këshill dhe Kuvend Kombëtar më të reduktuar në numër.

Nga 57 anëtarë që ka aktualisht, kryesia e re parashikohet të ketë 27 anëtarë, gjithashtu reduktim të ndjeshëm do të ketë Këshilli dhe Kuvendi.

Në ndryshim nga statuti i vjetër Këshilli Kombëtar do të marrë edhe kompetencën e vendimeve politike të partisë kur bëhet fjalë për miratime programesh apo koalicione politike, detyrë që më parë e kishte kryesia e partisë.

Artikulli paraprakMBLIDHET KESHILLI KOMBETAR I PD,RREZOHET KERKESA PER ANALIZE TE ZGJEDHJEVE 2017
Artikulli tjetërIMAMI ,KULLURI E MEZINI BRAKTISIN KESHILLIN KOMBETAR TË PD :ESHTE FIKTIV