“Hajdut të pronës së banorëve të Malësisë së Madhe”. Kështu e quan deputeti socialist Paulin Sterkaj ish-kryekomunarin Asim Burgaj në një lidhje telefonike për “Star Plus”. Deputeti Sterkaj iu përgjigj akuzave që Burgaj bëri në drejtim të tij pas vendosjes së tritolit tek biznesi i ish-kryekomunarit.

Deputeti Sterkaj thotë gjithashtu se nuk është e vërtetë se ka larguar njerëz nga puna ashtu siç pretendon ish-kryekomunari i Gruemirës Asim Burgaj. Deputeti Paulin Sterkaj deklaroi gjithashtu se gjithnjë është vënë nën akuzë për ngjarje të tilla që kanë ndodhur në Malësinë e Madhe por mohoi se ka lidhje me kriminelët dhe se gjithnjë është votuar masivisht.

PUBLICITET