MBAHET PËR TË 6 VIT SFILATA “MODA NË FOKUS”
Per te gjashtin vit me radhe, ne plazhin e Shengjinit eshte mbajtur sfilata e modes “Moda ne fokus”.
E mbajtur ne njerin prej resorteve me te bukur te plazhit, sfilata kishte protagoniste 9 stiliste nga Lezha dhe Holta Ramadanin, si e vetmja stiliste nga Shkodra, pjesmarrese ne kete sfilate.

Aktiviteti i organizuar nga nje shkolle private e modes ne Lezhe, u hap me interpretime te ndryshme muzikore nga kengetare te trevave te Veriut, si nga Shkodra, Lezha, Ulqini, Malesia e Madhe etj.Nje nder momentet me te bukura te aktivitetit ishte edhe sfilata e femijeve te vegjel, qe me spontanitetin e tyre I dhane ngjyra origjinale sfilates, duke terhequr maksimalisht vemendjen e publikut te shumte:Aktiviteti vazhdoi me sfilaten e e vajzave dhe te djemve, te cilet prezantuan veshjet e modeluara nga stilistet pjesmarres. Nuk munguan ne kete mbremje, krahas veshjeve moderne dhe elegante, edhe nostalgjia e viteve ’80.Ne perfundim te sfilates, e cila shkoi deri ne oret e para te dites se merkure, per stilistet me te mire, juria dha 3 diploma dhe 7 çertifikata.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Rrr-I1LJNcQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]