Gjykata e Strasburgut pranoi 11 denoncime nga të burgosur shqiptarë dhe bullgarë në burgjet e Greqisë, të cilët u ankuan për keqtrajtim nga ana policisë greke më 13 prill të 2013-ës. Sipas tyre policia e ECAM në prani të prokurorit i dhunoi duke përdorur elektroshok.

Gjykata vendosi të dënojë shtetin greke, për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Disa ditë më vonë të burgosurit u ankuan te Prokurori i Grevenas për përdorimin e dhunës dhe elektroshokut kundër 31 të burgosurve, dhunës fizike dhe verbale. Media greke dikastiko.gr shkruan se ata i detyruan të burgosurit të ecnin në gjunjë dhe duke i poshtëruar të zhveshur.

Në lidhje me rastin u bë edhe një hetim paraprak, ndërsa përfundimi i së cilës hidhte poshtë pretendimet e të burgosurve për dhunë. Në nëntor të 2014-ës Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë u shpreh i bindur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim.

Muajin në vijim edhe Apeli mbështeti përfundimin e zyrës së Prokurorit.
Të burgosurit kishin shenja në trup

Të burgosurit u identifikuan me hematoma dhe shenja të qarta dhune në trup. Ekspertiza zbuloi se 11 nga të burgosurit u keqtrajtuan nga efektivat e ECAM, të cilët u njoftua papritur për t’u marrë më një revoltë në burg. Qeveria u përpoq të justifikonte dhunën me argumentin e rritjes së sigurisë në burg.

Ajo ç’ka cilësohet si më e keqja sipas Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është fakti se nuk u bë asnjë hetim efektiv nga prokuroria apo edhe policia në lidhje me rastin.

Për këtë arsye kjo gjykatë e dënoi Greqinë për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro dhe 1500 për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE