Diplomacia digjitale po mbështetet dhe ka një rritje të pabesueshme nga liderët botërorë në të gjithë botën, dhe këtu nuk mungon as Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama, ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe faqja zyrtare e MEPJ-së në Instagram kanë njohur një rritje të ndjeshme, sipas raportit më të fundit të Twiplomacy, që studion strategjitë digjitale të liderëve, qeverive në botë dhe organizatave ndërkombëtare.

Diplomacia po bëhet gjithnjë e më e dukshme në Instagram, thotë raporti, dhe mes 428 profileve zyrtare botërore, për një profil mjaft interaktiv renditen edhe kryeministri Rama, ministri Bushati dhe profili i MEPJ-së.

Në renditjen e përgjithshme kryeministri Rama është në vendin e 184, i ndjekur më pas nga ministri Bushati dhe MEPJ.

Instagrami po bëhet një rrjet social që po përdoret gjithnjë e më shumë nga liderët botërorë, qeveritë dhe ministritë e jashtme. Nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara, 81% e tyre kanë prezencë zyrtare në këtë rrjet.

Por çfarë postohet, thotë Twiplomacy. Në harkun kohor të një viti janë postuar foto të takimeve, samiteve, zgjedhjeve elektorale, apo takimeve bilaterale me homologë të tyre.

Ndërkohë vërehet se Instagram Stories janë bërë një kanal i dytë për diplomacinë digjitale dhe për Instaplomacy, ku liderët botërore takohen, urojnë dhe etiketojnë (tagojnë), njëri-tjetrin.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një nga institucionet më aktive në Shqipëri përsa i takon komunikimkt përmes rrjeteve sociale.

Madje, një vit më parë, MEPJ dhe ministri Bushati fituan çmimin e parë në rajon përsa i përket përdorimit të Twitter-it. Ndërkohë që aplikacionet për qytetarët që jetojnë apo udhëtojnë jashtë vendit po njohin përdorim më të gjerë.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakVRITET NJË 18-VJEÇAR SHQIPTAR NË GREQI (VIDEO-FOTO)
Artikulli tjetërSOT DITË ZIE NË KOSOVË