Fëmijët e grave që përjetojnë stres të madh gjatë shtatzënisë kanë 10 herë më shumë mundësinë të kenë çrregullim të personalitetit deri në moshën 30 vjeçare.

Sipas një studimi të ri stresi gjatë shtatzënisë tek nënat ndikon në zhvillimin e fëmijës dhe i jep efektet edhe pas lindjes së foshnjës.

Më shumë se 3.600 gra shtatzëna në Finlandë u pyetën për nivelin e stresit dhe fëmijët e tyre u morën në studim.

Gjithashtu faktorë të tjerë të rëndësishëm, si mënyra e rritjes së fëmijëve, gjendja financiare e familjes dhe traumat e përjetuara gjatë fëmijërisë, kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve të personalitetit.

Çfarë është çrregullimi i personalitetit?

Do të thotë që aspekte të caktuara të personalitetit e vështirësojnë jetën për personin dhe njerëzit e tjerë përreth tij.

Ata mund të jenë tepër të shqetësuar ose të paqëndrueshëm emocionalisht, ose paranojakë e antisocialë.

Çrregullimet e personalitetit mendohet se prekin rreth një në 20 persona.

Këta njerëz mund të kenë probleme të tjera të shëndetit mendor, të tilla si depresioni, ose probleme me drogën dhe alkoolin.

Ashtu si tek çrregullimet e tjera mendore, edukimi, problemet me trurin dhe gjenet mund të luajnë një rol në zhvillimin e tyre.