MINISTRJA E ARSIMIT, DEBAT ME DREJTUESIT E INSITICIONEVE TË ARSIMIT TË ALRTË
Nje dite pas publikimit te listes se Institucioneve te Arsimit te Larte, privat dhe publike qe do te mbyllen apo do t’u kushtezohet aktiviteti, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla eshte perballur ne nje debat te hapur me drejtuesit e ketyre universiteteve.

Sipas ministres, masat e propozuara ndaj institucioneve të arsimit të lartë privat ndahen në pezullim dhe heqje licence. Ndryshimi mes tyre qëndron në faktin se ato që janë propozuar për heqje të licencës nuk do të kenë asnjë mundësi për të rikuperuar situatën në të cilën ndodhen. Ndersa debati me themeluesit e institucioneve arsimore qe iu eshte pezulluar 2 vjet licenca, ka qene me I ashper, sepse nga ky vendim preken drejtperdrejt 6 mijë student, por minsitrja siguroi se do te merren masat e duhura per sistemimin e tyre ne Universitetet e tjera.