Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale që është rreshtuar me qeverinë kundër bojkotit të mësimit nga ana e pedagogëve i kanë lidhur sot makinën.

Dekani Edmond Rapti e ka të vështirë të hyjë në makinën e tij luksoze, pasi ajo është e lidhur me fasho.

“Dekani merr përsipër të përçojë propagandën e qeverisë duke shpërdoruar fjalën publike në një situatë të tillë të jashtëzakonshme duke bërë diversion.

Ne si studentë që kemi ndihmuar në krijimin e një fryme shprese në fakultet, duke u përpjekur ta rithemelojmë dinjitetshëm domenin publik në arsim së bashku me pedagogët, përveçse të fyer, ndihemi të papërfaqësuar nga fjala dhe pozicionimi i dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ironisë, dizinformimit dhe gënjeshtrës që vesh pushtetin e fjalës në strukturat drejtuese në universitet, do t’i përgjigjemi gjithnjë me protestë”, thuhet në njoftimin që shoqëron videon nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.